Ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise, Goran Bogdanovic ka deklaruar se per Beogradin eshte i papranueshem largimi i UNMIK-ut nga Kosova.

“Keshilli i Sigurimit i OKB-se nuk do te lejoje largimin e UNMIK-ut, pasi ai eshte misioni i vetem legjitim krahas EULEX dhe KFOR-it, qe duhet te kujdeset per te gjithe qytetaret e Kosoves”, ka pohuar Bogdanovic.

Reagimi i tij vjen pas deklarates se ministrit te Jashtem kosovar Skender Hyseni, se do t’i kerkoje Keshillit te Sigurimit largimin e UNMIK-ut pasi nuk ka me asnje kompetence.

Top Channel