Moska: Kosova te implementoje paktin Serbi-OKB
17/03/2009 16:30
Ambasadori rus ne Beograd, Aleksandar Konuzin ka deklaruar se Prishtina duhet te implementoje marreveshjen e arritur mes Serbise dhe OKB-se qe perfshihet ne planin 6 pikesh.
Sipas tij, Kosova mbetet ceshtja e vetme ku Rusia nuk gjen dot gjuhen e perbashket me SHBA dhe ky qendrim i Moskes nuk do te ndryshoje.
“Pozicioni i Rusise ndaj Kosoves vendoset ne Beograd. Rusia do te perkrahe gjithmone pozicionin e qeverise serbe, e cila ka pergjegjesi ndaj popullit serb”, ka pohuar Konuzin.
Top Channel