Incidentet e fundit ndaj pjesetareve te komunitetit serb ne Kosove jane denuar ashper sot nga Ministria per Komunitetet dhe Kthimin.

Gjate fundjaves eshte qelluar me arme zjarri nje familje serbe ne fshatin Lug afer Istogut, ndersa jane djegur edhe dy shtepi te pabanuara, prona te qytetareve serbe ne Dersnik te Klines.  

Sipas ministrise, veprime te tilla bien ne kundershtim me vizionin e qeverise dhe qytetareve per nje Kosove multientike dhe me ambient te sigurte per te gjithe.

“Kerkojme nga organet e rendit, qe te jene ne sherbim te ruajtjes se qetesise dhe tejkalimit te situatave te krijuar dhe gjetjen e personave qe duan te destabilizojne vendin, thuhet ne nje deklarate te ministrise.
 

Top Channel