Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se autoritetet e Serbise jane te gatshme per te bashkepunuar me misionin EULEX.

Sipas tij, bashkepunimi me kete mision eshte detyrim per Beogradin, pasi ekzistojne nje sere ceshtjesh qe duhen zgjidhur.

“Autoritetet serbe kane nje pergjegjesi te perbashket per te zgjidhur nje sere ceshtjesh praktike, duke respektuar linjat e kuqe te ndersjella”, eshte shprehur Jeremic.

Ai ka shtuar se e ardhmja evropiane e Ballkanit perendimor varet nga sukseset qe do te arrihen ne zgjidhjen e ketyre ceshtjeve.

Top Channel