“Pavaresia”, AAK kritika institucioneve
16/03/2009 11:50
Partia opozitare, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, konstaton se institucionet nuk po tregojne seriozitet per argumentimin e plote te ligjshmerise se shpalljes se pavaresise se vendit.
Ka qene vete kryetari, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur shqetesim se ne kuadrin ligjor nuk po behen pergatitje te forta, nese do te kerkohet ridiskutimi per kete ceshtje.
Megjithate, Haradinaj u shpreh optimist se numri i vendeve qe do ta njohin pavaresine e Kosoves, do te rritet me tej dhe mbetet teper i rendesishem fakti qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, mbeten aleate te forta.
Top Channel