Duke pare efektet negative te krizes ekonomike, deputetet e Parlamentit grek kane miratuar me vullnetin e tyre nje ligj qe parashikon uljen e rrogave te tyre.

Vendimi eshte marre pas nje takimi qe kryetari i Parlamentit grek, Dhimitri Sjufas zhvilloi me ministrin e Ekonomise.

“Ishte nje vendim i vete partive dhe u miratua me unanimitet”, ka deklaruar Sjufas.

Sipas tij, vendimi parashikon gjithashtu uljen e shpenzimeve per deputetet dhe zyrtaret, kryesisht ne udhetime, ne perdorimin e telefonave, etj.

Sjufas ka shprehur bindjen e tij se me kete vendim do te rriten kursimet ne buxhetin e shtetit.

Top Channel