Krasniqi: Bisedimet, pasi Serbia te njohe Kosoven
16/03/2009 16:05
Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka deklaruar se vendimi per zhvillimin e bisedimeve te reja Prishtine-Beograd do te merret nga Parlamenti kosovar.
Sipas tij, pala serbe duhet te njohe me pare shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves dhe me pas te hyje ne bisedime te reja.
“Do te bisedoj me perfaqesuesit serbe vetem nese kete e autorizon Kuvendi. Bisedimet mund te zhvillohen per ceshtje teknike dhe vetem pasi Serbia te njohe pavaresine e Kosoves”, ka pohuar Krasniqi.
Ai ka theksuar se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pakthyeshem dhe ka shtuar se qendrimi i Beogradit per te mos e njohur ate tregon se politika serbe nuk ka ndryshuar.
Top Channel