
Nje delegacion i parlamentit serb nuk eshte lejuar sot te vizitoje Kosoven. Tete deputete jane ndaluar sot ne piken kufitare Dheu i Bardhe nga Policia Kufitare e Kosoves, pasi nuk kishin njoftuar me pare Ministrine e Jashtme.
Serbet do te vizitonin fshatin Ranilluge, ku do te njiheshin me gjendjen e shtetasve serbe. Zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka tha se ndalimi i tyre u krye, pasi shkelen ligjin dhe nuk respektuan procedurat e parashikuara ne ligjet e Kosoves.
Fisnik Rexhepi, keshilltar i ministrit te Brendshem, sqaroi se delegacioni serb kishte njoftuar zyren e Kombeve te Bashkuara ne Beograd per kete vizite, por jo Ministrine e Jashtme te Kosoves.
Per te njejten arsye pak kohe me pare iu ndalua hyrja ne Kosove edhe ministrit serb per Kosoven, Goran Bogdanovic.
Top Channel