Dhuna e para dy diteve ne Janine ka patur ne qender te saj konfliktin per Vorio Epirin dhe qendrimet fashiste te nacionalisteve greke edhe ndaj shqiptareve.

Gjithcka nisi pasi grupe te majta sulmuan nje tubim te organizates se ekstremit te djathte “Krisi Avgji”, e ku po hidheshin parrulla te ndryshme anti-shqiptare.

Edhe pse mitingu ishte paralajmeruar prej ditesh, policia nuk arriti te shmangte aktet e dhunes, te cilat nuk jane pritur mire nga qytetaret.

“Une dola pak me vone, kur kishte mbaruar rremuja e madhe dhe pash qindra djem qe bertisnin “do t’i hame turqit dhe shqiptaret”. Keto gjera mua me duken te kota. Ata thone se kerkojne te bejne dicka per atdheun, por nuk eshte keshtu”, deklaron nje qytetar grek.

Nga ana e saj policia nuk ka bere asnje koment, nderkohe qe pritet te mbahet nje tjeter manifestim me moton “NATO, larg duart nga Ballkani”.

Top Channel