Permbytje ne Angola, 25 mije banore humbin shtepite
13/03/2009 11:45
Rreth 25 mije njerez kane humbur shtepite, si pasoje e permbytjeve ne jug te Angoles. Prej tri javesh shirat kane rene pa pushim, sipas Kryqit te Kuq.
125 mije njerez jane prekur nga vershimet e ujit, qe tani po ecen drejt jugut, duke kercenuar edhe Namibine. Shume njerez jane izoluar pasi rruget dhe fushat jane permbytur nga uji.
Tani ekziston frika e perhapjes se epidemive te malarjes dhe koleres. Organizata Boterore e Shendetesise ka shperndare pese tone pajisje shendetesore dhe mjete per pastrimin e ujit.
Top Channel