Mitrovice, dy shperthime ne veri, nuk ka te lenduar
13/03/2009 11:00
Dy shperthime te fuqishme jane regjistruar gjate mesnates te se enjtes ne afersi te nje ndertese ne rrugen “Nemanjina” ne Lagjen e Boshnjakeve ne veri te Mitrovices. Policia e Mitrovices raporton se perveç demeve materiale nuk ka te lenduar ne njerez.
Incidenti i pare eshte raportuar te kete ndodhur rreth ores 22:00 minuta ne Lagjen e Boshnjakeve ndersa incidenti i dyte i shperthimit rreth ores 01:35 min pas mesnate, prane nje ndertese ne afersi te ures lindore ne kete lagje.
Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes jane kontatuar deme te vogla materiale. Kane nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen, nderkohe qe paraprakisht mesohet se shperthimet jane kryer me granata dore.
Top Channel