Madoff, hetuesit kerkojne bashkepunetoret

13/03/2009 17:55

Tani qe financieri mashtrues Bernard Madoff ndodhet pas hekurave, vemendja e hetuesve eshte perqendruar tek personat e tjere qe mund te jene perfshire ne mashtrimin 50 bilione dollaresh.

Edhe pse Madoff ka kembengulur se ka vepruar i vetem, prokurori Lev Dassin ka deklaruar se po hetonte nese persona te tjere jane bashkuar ne krimin financiar. Gjithashtu, hetuesit po punojne per te verifikuar se sa nga fondet e humbura mund te rekuperohen.

Diten e djeshme, ne procesin e zhvilluar ne nje gjykate te Manhatanit, Madoff u veteshpall fajtor dhe gjykatesi e dergoi menjehere ne burg.

Kjo ka bere qe financieri mashtrues te largohet vetem disa kilometra nga apartamenti i tij luksoz ne Manhatan, ne nje qeli te vogel ne qendren e burgimit te Nju Jorkut.

Top Channel