Kosova po pergatitet qe te aplikoje per hyrjen ne organizatat policore, Europol dhe Interpol. Megjithate, njohja e shtetit vetem nga 56 vende, i veshtireson gjerat per shtetin e ri.

Zevendesministri i brendshem Fatmir Xhelili, ka konfirmuar se brenda muajit prill do te plotesohen procedurat dhe do te kryhet aplikimi. Per momentin ne Kosove, me Interpolin bashkepunon vetem UNMIK-u.

Ai ka krijuar nje Zyre Nderlidhese per Sundimin e Ligjit, e cila do te ndihmoje bashkepunimin e Kosoves me ato shtete apo organizata, qe ende nuk e kane njohur pavaresine e saj.

Top Channel