
Te dhenat e fundit te Bankes Boterore tregojne se ta pakten pas 15 vitesh vendi yne do perballet me temperatura me larta, thatesire dhe erozion te tokes.
Gjithashtu rritja e nivelit te detit do te permbyte shume zona bregdetare, qe do te kerkoje ndoshta edhe zhvendosje te popullsise. “Pritet te kemi nje rritje te nivelit te detit ne 20-30 vitet e ardhshme qe do rrise nivelin e ujerave qe nga Velipoja dhe deri ne Gjirin e Vlores”, shprehet ministri i Ambientit, Lufter Xhuveli.
Energjitika pritet te jete nje tjeter sektor qe do te vuaje pasojat e ndryshimit te klimes. Xhuveli sqaron se 7 hidrocentrale pritet te ngrihen ne veri te vendit dhe u jane dhene lejet 20 subjekteve per ngritjen e centraleve me ere.
“Per energjine e eres jane paraqitur 20 subjekte me projekte te ndryshme per shfrytezimin e energjise se eres qe pritet te prodhojne rreth 2500 megavat ne dite”, vijon ministri. Sipas Xhuvelit, vec ketyre projekteve, qeveria po projekton ngritjen e termocentraleve, te cilat do te ndihmojne ne furnizimin e vendit me energji elektrike. Vendi yne ka kredite karboni te cilat mund t’ua shese shteteve ndotese ndaj pritet qe Shqiperia te perfitoje disa milione euro investime ne sektorin e energjise por edhe te pyllezimit.
Top Channel