Itali, dy vajza: Babai na perdhunon prej 10 vitesh

13/03/2009 11:20

Tjeter rast i abuzimit seksual ne familje, kete radhe ne Itali.

Dy motra rrefejne se si i ati i tyre ka abuzuar me to per 10 vite rresht. Sot vajzat jane 17 dhe 18 vjec dhe vendosen qe ta denoncojne te atin ne polici. 40-vjecari eshte ndaluar nga policia dhe do te qendroje ne qelite e paraburgimit.

Ne momentin e prangosjes, burri kishte bere valixhen gati dhe po tentonte t’ia mbathte.

Nese shpallet fajtor per krimin monstruoz, 40-vjecari do te marre ndeshkim mjaft te rende nga drejtesia italiane.

Top Channel