Greqi, rikthehen protestat e dhunshme ne Athine
13/03/2009 13:40
Studentet kane protestuar serish ne rruget e Athines duke shkaterruar dyqane, makina dhe ndertesa bankash.
Protestat u zhvilluan ne lagjen Kolanaqi, nje nga zonat me te ruajtura te Athines, si dhe ne Selanik dhe Patra.
Protestat e dhunshme ne Greqi nisen prej dhjetorit te vitit te kaluar, pas vrasjes nga policia te nje riu. Shpesh protestat ngjanin me beteja te verteta, nderkohe qe demet materiale kapin vlera te medha. Qeveria helene premtoi demshperblim te pronareve te dyqaneve, per te mos lejuar falimentimin e tyre.
Ngjarjet e muajve te fundit sollen edhe nje vale te re ndryshimesh ne drejtimin e shtetit grek.
Top Channel