Zyra Nderkombetare Civile ka ngritur shqetesimin ne lidhje me emerimet e anetareve ne bordet e ndermarrjeve publike, vecanerisht KEK dhe Poste-Telekomin e Kosoves.

Zyra e drejtuar nga Peter Feith thote se nuk ka marre asnje informacion nga qeveria nese te perzgjedhurit jane vendosur sipas kriterit profesional.

Feith ka kerkuar nga kryeministri me shume te dhena. Bordet do te rishikohen nga Zyra Nderkombetare Civile dhe me pas te dhenat do t’i dergohen edhe Grupit Nderkombetar Drejtues, para te cilit raporton Feith.

Zedhenesi i Qeverise, Memli Krasniqi, ka premtuar se gjate kesaj jave Zyra e Feithit do t’i kete te gjitha informacionet per anetaret e bordeve te ndermarrjeve publike.

Top Channel