Universiteti i Prishtines ka arritur te marre te gjithe dokumentacionin e konfiskuar gjate luftes nga administrata serbe.

Lajmin e ka bere te ditur rektori i UP, Enver Hasani, i cili ka saktesuar se arritja e ketij objektivi u be fale ndermjetesimit te organizates joqeveritare nderkombetare, SPARK.

Sipas Hasanit, kthimi i ketij dokumentacioni do te ndihmoje ne verifikimin e personave te diplomuar ne Universitetin e Prishtines, si dhe ne dallimin e diplomave te falsifikuara.

“Keto dokumente kane qene te nevojshme, pasi ne mungese te tyre jane bere falsifikime. Tani qe siguruam dokumentat do te jete e lehte te verifikohet se kush ka qene student i UP dhe kush jo”, ka pohuar Hasani.

Top Channel