Regina, vajza qe “u ndeshkua” nga Gerdeci

12/03/2009 21:50

Regina Murati eshte ende e mitur, por qe ne moshe te vogel ka pasur fatin e keq qe te preket nga tragjedia e Gerdecit, qe u mori jeten 26 personave.

Me lotet qe rrjedhin nga syte e saj bojeqielli, ajo tregon se si ndihet nje vit pas shperthimit qe i shkaktoi deme ne fytyre dhe fizike.

“Me vjen keq per fytyren dhe ballin qe me jane bere keshtu. Ate qe ndodhi nuk do ta harroj kurre”, thote Regina per mikrofonin e Top Channel.

Nga shperthimi ajo ka humbur krahun e djathte dhe tregon: “Kur e kam mesuar se nuk e kisha doren kam qene ne spital ne Greqi. Nuk fola ne ate moment, ngela pa fjale. Vec krahut kisha demtuar edhe koken”.

Regina rrefehet edhe per momentin e shperthimit, si humbi ndjenjat per t’u gjetur me pas nga gjyshja e saj. “Isha me shoqet e mija, me pas u ndava me to dhe gjyshja ime erdhi te me merrte, por ne ate moment ndodhi shperthimi dhe une nuk mbaj mend asgje”, thote Regina.

Ndersa gjyshja e saj, Vera Murati tregon momentet se si e gjeti vogelushen te shtrire pa ndjenja ne pyll. “E gjeta pa ndjenja. Kur pashe vajzen dhe e ngrita nuk kishte rene krahu. Duke ecur me ra krahu ne pyll. Thash o Zot shpeto kete femije”, tregon ajo.

Por pavaresisht asaj qe ka ndodhur, Regina vazhdon te ndjeke shkollen, por jo me nga fshati i Gerdecit ku ndodhi tragjedia. Tashme ajo bashke me familjen e saj eshte shperngulur ne nje fshat tjeter.

Top Channel