Gjate qendrimit te tij ne Strasburg, ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni ka kerkuar ndihmen e Parlamentit Evropian per te ndikuar ne njohjen e metejshme te pavaresise se Kosoves.

Hyseni eshte takuar me kryetarin e Komisionit per Politiken e Jashtme ne PE, Jacek Saryusz Wolski, te cilit i ka kerkuar angazhimin e Parlamentit Evropian per ta ndihmuar Kosoven ne njohjen e saj si shtet sovran, ne vecanti nga vendet e BE qe ende nuk e kane ndermarre nje hap te tille.

Nder te tjera, shefi i diplomacise kosovare e ka njohur zyrtarin evropian me arritjet e Kosoves gjate nje viti pavaresi dhe me angazhimin e qeverise se Prishtines ne integrimin e pakicave.

Top Channel