Nje vit me pas ne Gerdec…

12/03/2009 21:40

Nje vit me pas ne Gerdec, gjurmet e tragjedise ku humben jeten 26 persona jane ende te dukshme.

Per ushtrine, nje zone e gjere rreth kraterit ku ndodhi shperthimi eshte ende e kontaminuar ndaj mbahet e rrethuar nen masa te rrepta sigurie. Trupat speciale te ushtrise punojne ketu cdo dite te ndjekur me ankth nga banoret, qe kane ende ne kujtese mesditen e zeze te 15 marsit.

Ne zonen e rrethuar mund te hyet vetem me leje te posacme nga Ministria e Mbrojtjes, qe mban nen kontroll kete zone 24 ore ne 24 me trupa te armatosura. Pervec lejeve duhen dorezuar edhe dokumentat e identifikimit. Gjithcka kryhet ne rregulla te forta sigurie.

Trau shenon zonen e pare te sigurise qe ka nje shtrirje prej 36,8 hektaresh. Brenda kesaj siperfaqe ka edhe shtepi, por deri ne perfundimin e plote te pastrimit aty nuk banohet, pronaret jetojne me nje qera te paguar nga bashkia e Vores.

Disa qindra metra me tej ndodhet nje tjeter tra qe kontrollohet dhe mbikeqyret nga ushtria, ky eshte rrethi i zones se rrezikshme me nje siperfaqe 21 hektare. Pas traut te dyte nis zona me e rrezikshme ku dy kompani, njera shqiptare dhe nje tjeter me drejtim britanik, punojne cdo dite qe ne oret e para te mengjesit.

Kompania “EOD SOLUTIONS”, e drejtuar nga ushtarake britanike ka filluar punen e saj ne 7 korrik dhe eshte e perbere nga 37 ushtarake. Kjo njesi merret me grumbullimin, paketimin e predhave pa djegore, materialet skrap dhe kerkim ne thellesi.

Grupi special i asgjesimit te eksploziveve dhe municioneve ka nje perberje prej 55 ushtarakesh dhe eshte e specializuar ne identifikimin e municioneve me djegore, djegoreve dhe asgjesimin e tyre qe kryhet ne Jub, Sukth e Durres nen kushte te forta sigurie.

Kompanite punojne me intensitet te plote prane kraterit dhe gjate dy rratheve te sigurise, municionet qe nxirren depozitohen ne piken e perkohshme te grumbullimit vetem pak metra me tej.

Drejtuesit e operacionit pohojne se deri ne 11 mars jane magazinuar ne depot e sigurta te ushtrise 48 mije e 898 cope predha te kalibrave te ndryshem, rreth 1687,3 ton.

Ne vendin e shperthimit jane krijuar 4 kratere te permasave te ndryshme. Me i madhi eshte 6267,9 metra katror, i dyti 4099,2 metra katror dhe me i vogli prej tyre ka nje permase prej 329,4 metra katror.

Trupat e ushtrise kane asgjesuar ne Jub te Sukthit ne Durres 3944 predha te kalibrave te ndryshem me djegore dhe 1990 cope djegore rreth 31 ton. Deri sot brenda zones se rrezikshme qe eshte 21 hektare eshte pastruar mbi siperfaqe 0.89 hektare, ndersa ne thellesi deri 2 metra eshte kontrolluar 0,7 hektare.

Nderkohe, brezi nepermjet rrethimit te pare dhe te dyte prej 15,8 hektaresh eshte pastruar mbi siperfaqe. Mes shifrave dhe predhave diku ne nje ane te zones se rrezikshme prehet si relike e nje mesdite te zeze edhe fadroma e ushtrise, drejtuesi i se ciles humbi jeten ne krye te detyres se bashku me 25 viktima te tjera te pafajshme.

Gjurmet jane te thella dhe puna per te rikthyer kete zone si me pare duket e gjate dhe e veshtire. Banoret ndjejne ende oshetimen e atyre casteve edhe sot te perhumbur e shpesh te friksuar per nje tragjedi te cilen pohojne se nuk do ta harrojne kurre.

“Banoret mund ta perjetojne per 100 vjet, asnjehere nuk ka per t’u harruar. Ketu u be lufta e trete boterore”, thote nje prej tyre. Te tjere vuajne pasojat fizike e psikologjike.

1 vit me pas, gjurmet e tragjedise se rende duket se nuk kane mbetur vetem ne zonat e rrethuara e germadha, por edhe tek vete banoret qe tashme kane nje kerkese te qarte. “Duam drejtesi dhe shprese”, thote nje banor.

Top Channel