
Sipas major Faik Skopecit, i cili ka dhene nje interviste direkt nga Gerdeci per “Top Story”, ne diten e tragjedise, shperthimet kane ndodhur ne distance dhe kjo ka bere qe shume banore te largohen nga zona e rrezikut.
Ne vijim ai ka folur per aksionin e pastrimit te plote te zones nga predhat dhe municionet e ndryshme qe jane perhapur ne kete territor pas shperthimit. “Komanda mbeshtetese ka marre perjegjesine e koordinimit te operacionit ne 2 prill. Kane marre pjese gjithashtu ne aksion edhe trupa te TMK-se, nje ekip danez dhe qe nga 7 korriku nje kompani britanike me kontraktor nga DASH. Levizja e banoreve eshte e bllokuar”, thekson major Skopeci, sipas te cilit, qe prej muajit maj eshte vendosur nje kufi sigurie, brenda te cilit banoret e fshatit nuk mund te hyjne.
“Te dhenat deri ne 11 mars flasin per transportimin dhe magazinimin e 48.898 cope predhave, ne ton 1687.3. Gjithashtu 3944 predha me djegore dhe 1990 djegore jane larguar nga zona. Largimi i municioneve dhe asgjesimi i tyre ka reduktuar ndjeshem rrezikun per banoret, por nuk mund te flasim per sasi perfundimtare pasi pastrimi vazhdon. Ekspertet vleresojne se procesi do zgjase minimalisht edhe dy vjet te tjera”, vijon zyrtari i larte i ushtrise.
Ne vijim ai flet edhe per jeten e banoreve te prekur nga shperthimi tragjik i 15 marsit. “Kam prekur dhimbjen e njerezve. I kam takuar shpesh dhe pas nje viti kemi pasur nje mirekuptim dhe mbeshtetje te vazhdueshme nga keta njerez. Ushtaraket jane bere pjese e ketij fshati dhe pjese e halleve dhe shqetesimeve te tyre”, pohon majori.
Top Channel