Partia Lidhja Demokratike e Dardanise ka propozuar sot krijimin e nje qeverie teknike qe te ndihmoje ne kapercimin e sfidave ekonomike qe ka perpara Kosova.

Propozimi eshte hedhur nga nenkryetari i LDD, Berim Ramosaj, i cili ka kritikuar kabinetin Thaci se eshte i paafte ne tejkalimin e krizave.

“Sugjeroj krijimin e nje qeverie teknike te unitetit, te perbere nga eksperte, e cila do te mund te tejkalonte paaftesine e qeverise aktuale dhe do t’u jepte zgjidhje problemeve ekonomike qe kane perfshire vendin”, ka deklaruar Ramosaj.

Ai e ka akuzuar qeverine aktuale te Kosoves per neglizhence ndaj efekteve qe kriza nderkombetare ekonomike ka ndaj shtetit te ri te Evropes.

Top Channel