Kartat, MPB: Procesi vazhdon intensivisht
12/03/2009 19:30
Ministria e Puneve te Brendshme ka rikonfirmuar angazhimin e strukturave shteterore ne procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti.
Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i MPB Fatmir Konja, ka sqaruar se procesi po vazhdon me ritme intensive.
“Brenda marsit do te instalohen ne 117 komuna te tjera duke mbuluar mbi 1 milione banore. 833 mije shtetas kane aplikuar deri tani dhe jane prodhuar 125 mije leternjoftime, qe u perkasin qytetareve qe kane aplikuar ne shkurt”, ka sqaruar Konja.
Top Channel