Sherbimet greke te sigurise kane hartuar nje liste te objektivave te mundshem te organizatave terroriste.

Mes me te rrezikuarve jane bankieret, gjyqtaret dhe gazetaret. Informacioni i publikuar ne te perditshmen “To Vima” eshte konfirmuar indirekt nga qeveria.

Gazeta ka publikuar nje dokument top sekret te policise, ku permenden 82 objektiva potenciale per t’u sulmuar. Mes tyre jane funksionare te qeverise, nje eksponent i opozites dhe disa gazetare, mes te cileve kreu i Unionit te Gazetareve te Athines.

Top Channel