
Ne prag te njevjetorit te tragjedise se Gerdecit si dhe perfundimit te afatit njevjecar te procesit hetimor, Prokuroria e Pergjithshme eshte fare prane dergimit te kerkeses per gjykim, ne Gjykaten e Larte.
“Dosja nuk ka shkuar ende ne gjykate. Ne jemi ne perfundim e siper te te gjitha veprimeve, por eshte ceshtje ditesh”, u shpreh Rama.
Burime te besueshme te Top Channel pohojne se brenda te martes 17 mars, data e fundit e afatit te hetimeve, dosja me 28 te pandehur do te shkoje ne gjykate. Ne kete menyre organi i akuzes nuk rrezikon me afatet hetimore, sikurse ndodhi me ceshtjen Rreshen-Kalimash, me te pandehur ish- ministrin e Transporteve, Lulzim Bashen.
Pervec kater te arrestuarve, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxholli dhe Sokol Gjeci, pjesa tjeter e te akuzuarve jane ne gjendje te lire. Mes tyre edhe ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu i akuzuar per shperdorim detyre ne bashkepunim se bashku me dy ish-sekretaret e Pergjithshem te kesaj Ministrie.
Po per shperdorimin e detyres jane te pandehur edhe ish- ushtaraket me te larte te Forcave te Armatosura, ish-Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, ish-zevendes shefi i Shtabit te Pergjithshem, Agim Lala, ish-komandanti i Forces se Bashkuar, Shpetim Spahiu dhe Zija Bahja, ish-komandant i forces mbeshtetese.
Top Channel