Facebook, tani ne arabisht dhe hebraisht

12/03/2009 11:35

Rrjeti me i njohur social Facebook, tashme paraqitet me dy gjuhe me shume. 40 gjuheve ekzistuese i jane shtuar se fundi edhe versionet arabisht dhe hebraisht.

“Objektivi yne eshte ta bejme Facebook te perdorshem ne te gjitha gjuhet e botes”, tha nje perfaqesues i faqes. Ghassan Haddad permes nje mesazhi ne internet tha se grupi po punon qe te shtoje edhe 60 gjuhe te tjera.

I krijuar ne vitin 2004 nga nje ish-student i Harvardit, Mark Zuckerberg, Facebook sot numeron 175 milione anetare.

Top Channel