Zgjerimi i NATO-s nuk duhet te marre fund me pranimin e Kroacise dhe Shqiperise dhe askush nuk ka te drejte te vendose veton ndaj zgjerimit te metejshem.

Keshtu deklaruan sot njezeri, kreu i Senatit te Republikes Ceke, Premysl Sobotka dhe ministri i Jashtem Karel Schwarzenberg, te mbledhur ne nje konference dy ditore mbi NATO-n qe po zhvillohet ne Prage.

“Do te ishte nje gabim fatal tentativa per te paralizuar organizimin e NATO-s me vende te tjera. Vetem permes zgjerimit do te jete e mundur te perballemi me kercenimet qe ekzistojne sot”, ka deklaruar Sobotka.

Top Channel