Beja: Nuk do te pushoj asnje mesues
12/03/2009 08:30
Ministri i Arsimit, Fatos Beja, ka siguruar se asnje mesues nuk do te largohet nga puna, pasi nuk ka ndonje urdher qe te lejoje nje gje te tille.
Kreu i dikasterit te arsimit eshte perpjekur te sqaroje panikun e krijuar ne radhet e arsimtareve te punesuar me kontrata. Sipas tij, nuk behet fjale per largime nga puna dhe se gjithcka ka qene e instrumentalizuar.
“Nuk eshte marre asnje vendim per te larguar mesues. Nuk eshte larguar dhe nuk do te largohet asnje mesues. Behet fjale per nje keqperdorim te lajmit”, u shpreh ministri lidhur me lajmin e nxjerrjes se 3000 mesuesve ne dispozicion.
Top Channel