
17 marsi eshte afati i fundit per prokuroret e “Gerdecit” qe ta cojne ceshtjen ne Gjykaten e Larte. Edhe ne keto momente ata vazhdojne te jene ne zyrat e tyre duke i dhene doren e fundit ceshtjes.
Burime nga Prokuroria e Pergjithshme konfirmojne per Top Channel, se prokuroret ndodhen ne zyra pasi pritet qe dosja te dergohet ne gjykate diten e neserme, me 18 mars.
Dosja eshte voluminoze, me 28 mije faqe, nga 1 mije per secilin te pandehur, qe jane 28. Ne radhet e te pandehurve, nga njera ane jane 4 te akuzuar per vrasje dhe nga ana tjeter 24 per abuzim me ane te detyres.
Dosja qe do shkoje ne Gjykaten e Larte ka lidhje me shperthimin e Gerdecit, nderkohe qe pista e trafikut te fishekeve nuk do te shkoje. Ende nuk dihet se kush jane personat pergjegjes qe sollen tragjedine qe i mori jeten 26 personave.
Top Channel