Policia, serish “gjueti†per makinat e parregullta
11/03/2009 08:50
Policia rrugore ka dale serish ne gjueti per makinat qe dyshohen se jane te vjedhura jashte vendit.
Ne kryeqytet eshte organizuar nje operacion, me qellim bllokimin e makinave qe rezultojne ne listen e Interpol Tiranes dhe ato te cilat nuk kane dokumentacion te rregullt. Forca te shumta te rrugoreve kane ngritur postblloqe ne rruge te ndryshme, duke kontrolluar te gjitha makinat e dyshimta, ato pa targa, por nuk kane shpetuar dhe ato me targa te rregullta.
Me shume se 40 automjete jane bllokuar dhe derguar ne ambientet e Komisariatit te Policise Rrugore per verifikime te metejshme. Aksioni eshte ndermarre pasi ka ardhur lista e re e makinave, qe jane vjedhur ne vende te ndryshme te Evropes.
Top Channel