Ne Maqedoni ka nisur te ashpersohet fushata elektorale per zgjedhjet lokale te 22 marsit.

Gjate nje mitingu ne nje zone te Tetoves, kreu i Partise Demokratike te Shqiptareve, Menduh Thaci ka akuzuar mazhorancen dhe partnerin e saj shqiptar ne koalicion, BDI, se po aplikojne nje politike anti-NATO dhe anti-BE.

“Ne jemi kete here per te treguar nje politike kunder asaj te qeverise, qe eshte politika anti-NATO, anti-BE dhe anti-shqiptare”, ka pohuar Thaci.

Kreu i PDSH ka kritikuar ashper qeverine edhe per ndarjen e nxenesve shqiptare nga ata mqedonas ne Struge, duke e cilesuar kete veprim si “Mitrovica e dyte”.

“Ndarja e shqiptareve ne Struge, a s’eshte skenari “Mitrovica e dyte”” ?”, ka shtuar Thaci.

Top Channel