
Te shtunen kremtohet 14 marsi, Dita e Veres. Bashkia e Tiranes i ka ftuar te gjithe qytetaret te marrin pjese ne ate qe e kane cilesuar si maratone aktivitetesh festive.
Tashme eshte shpallur nga organizatoret platforma e 14 marsit dhe mbetet vecse shpresa per nje dite te bukur me diell. Festa do te filloje te shtunen paradite ne qender te Tiranes, ne sheshin “Skenderbej”. Do te jene kenget dhe vallet e ansamblit “Tirana”, prologu i saj. Me pas, akrobate dhe kloune nga Cirku i Tiranes do te argetojne femijet, ndersa Banda e Qytetit do te filloje rrugetimin ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Ne shesh, qytetaret do te gjejne edhe kendin e kulinarise shtepiake me gatime tradicionale te zones. Lulishtja “Skenderbeu” do te jete e gjitha e femijeve, qe nga mesdita. Nuk do te mungoje muzika, kenget dhe vallet popullore, por i pranishem do te jete edhe libri. Ne parkun “Rinia”, Bashkia e Tiranes do te instaloje nje sistem Karaoke, qe i fton te gjithe te behen protagoniste te
kenges.
Nje risi ne keto festime eshte projekti “Pasarela”, qe organizohet nga Shoqata e Stilisteve Profesioniste, me koleksione te studenteve te modes. Te shtunen, zona e ish-Bllokut do te jete “Rock-Euro-Zone”, nje pellg festiv, dedikuar muzikes rok dhe vlerave perbashkuese evropiane. Koncerti do te filloje ne oren 20:00, me grupe te muzikes rok dhe alternative, nga vende evropiane dhe grupe shqiptare.
Top Channel