Zhdukja e Hoxhes, deshmi per rrembimin

10/03/2009 15:15

Deshmitari okular, Dalip Seferi, solli per here te pare para Gjykates se Krimeve te Renda cfare ai kishte pare ne castet kur biznesmeni, Remzi Hoxha, u rrembye nga strukturat e SHIK-ut ne vendin e tij te punes.

Por deshmitari pavaresisht se mbante mend detaje se si ishte shoqeruar pronari i tij, nuk i njihte njerezit qe e moren ate pasi i kishte pare ata me shpine.

“Une pashe Remziun me duar te lidhura dhe personin qe tha me pistolete: Futu brenda!”, u shpreh Seferi.

Deshmitari shtoi se Remziun e kishin kapur per krahesh dy persona, te cilet pasi e futen ne makine u larguan, nderkohe qe me vone te tjere erdhen per te kontrolluar, por deshmitari nuk mbante mend detaje te automjetit me te cilin u rrembye biznesmeni Hoxha.

Nderkaq prokurori i ceshtjes, Xhevat Hana kerkoi te behet verifikimi i adresave per deshmitare te tjere te thirrur ne proces, qe ne kete seance munguan, sepse sipas prokurorit adresat e dhena prej tij jane te sakta dhe oficeret duhet te mundesojne sjelljen e tyre para trupes gjykuese.

Ne procesin e rrembimit te trefishte jane te akuzuar ish-zyrtare te larte te SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro.

Top Channel