Zgjerimi i BE, Topolanek ne Shkup e Podgorice

10/03/2009 11:25

Kryeministri i Cekise, e cila kryeson presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, Mirek Topolanek, do te vizitoje dy vende ballkanike.

Sot dhe neser ai do te qendroje ne Maqedoni dhe ne Mal te Zi. Ne qender te bisedimeve ne Shkup dhe Podgorice do te jene zgjerimi i BE-se, reformat e dy vendeve per afrimin me BE-ne dhe liberalizimi i vizave.

Cekia ka deklaruar se nje nga prioritetet e presidences se saj, qe perfundon ne qershor, eshte pershpejtimi i integrimit te Ballkanit Perendimor ne BE.

Top Channel