Zbulohet punishtja, falsifikoheshin pijet alkoolike
10/03/2009 08:20
Antikrimi ekonomik ka vene ne pranga tre persona, pronare te nje fabrike, ku falsifikoheshin pije alkoolike.
Operacioni per kapjen e tyre eshte zhvilluar ne Tirane, duke vendosur ne pranga pronarin e kesaj fabrike dhe dy punetore.
Gjate operacionit “Konjaku i lire” u arrestuan Qemal Xhafaj, 30 vjec, Fatmir Koleci, 59 vjec dhe Nazmi Kurti, 48 vjec, te gjithe banues ne Tirane. Ne kuader te ketij operacioni, te sipercituarit u kapen ne flagrance pergjate transportimit te pijeve alkoolike te falsifikuara, me nje automjet me targa te huaja.
Gjate kontrollit te kryer ne automjet, u sekuestruan pijet. Edhe ne ambientet e baneses se Fatmir Kolecit, policia arriti te sekuestroje nje sasi te madhe alkooli.
Top Channel