Vrasje ne Tirane, ekzekutohet 35-vjecari

10/03/2009 22:25

Nje person eshte ekzekutuar me tre plumba ne trup dhe koke rreth ores 19 e 10 minuta te se martes ne zonen e quajtur ish-parku i autobuseve ne kryeqytet.

Shpetim Gjinollari, 35 vjec, lindur dhe banues ne Korce eshte ekzekutuar vetem pak metra pasi ka dale nga nje pike e llotove te sportit.

Sipas policise, ai eshte qelluar ne nje distance teper te afert dhe mendohet t’i kete njohur ekzekutoret e tij.

Ngjarja ka ndodhur ne sheshin e pushimit midis pallateve te reja ne rrugen “Bab Rexha”, ne Tirane.

Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje per te bere ekzaminimet e rastit, por ende nuk ka mundur dot te bjere ne gjurmet e autoreve te krimit.

Policia e ka cilesuar si nje ngjarje te rende per rrethanat dhe vendin ku ka ndodhur vrasja.

Ne nje deklarim per shtyp ajo ka njoftuar se 35-vjecari nuk ka patur me pare precedente kriminale dhe eshte duke hetuar disa pista te cilat mund te cojne ne gjetjen e autoreve te mundshem te ketij krimi.

Policia ka shoqeruar ne komisariatin numer 2 disa prej deshmitareve okulare te ngjarjes, por nuk beri te ditur detaje me te hollesishme.

Top Channel