Thaci: Oferta per Tadic, ende ne fuqi

10/03/2009 10:45

Oferta e kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci per nje takim me presidentit serb Boris Tadic, mbetet ende ne fuqi.

“Eshte ne interes te dy shteteve te ndertojne raporte te fqinjesise se mire, sepse kjo eshte ne sherbim te paqes, bashkepunimit rajonal dhe perspektives evropiane”, u shpreh kreu i qeverise.

Duke komentuar protestat e serbeve per mungesen e energjise, kryeministri tha se asnje problem nuk mund te zgjidhet me protesta. Thaci kishte deklaruar se cdo pellembe e territorit te Kosoves, eshte atdhe i te gjithe qytetareve te saj, pa dallim etnie.

Thaci ftoi presidentin serb per nje takim ne zyren e tij ne Prishtine, pasi dy vendet nuk duhet te ndodhen ne Lufte te ftohte.

Top Channel