
Shqiperia duhet te fokusohet tek prodhimi i energjise nga burimet alternative dhe ato ekzistuese, por jo tek energjia berthamore.
Klaudio Skajola, ministri italian per Zhvillimin Ekonomik flet ekskluzivisht per Top Channel ne fund te vizites se tij ne Tirane.
“Shume vende nuk kane pasur interes te bisedojne per energjine berthamore, por sot po rishikohet kjo alternative sepse ka kosto te perballueshme dhe konstante per ndotjen. Por kjo nuk do te thote se duhet te ndertojme te gjithe centrale berthamore. Prodhimi hidrik ne Shqiperi duhet te zhvillohet, ashtu sikurse energjia diellore dhe forma te tjera. Megjithate, kjo eshte zgjedhja juaj, jo e Italise”, ka pohuar Skajola.
Ai nuk fsheh gjate intervistes, se pjese e vizites se tij ishte edhe lobimi per “Enel”, qe kompania e madhe italiane e prodhimit te energjise, te marre projektin e madh energjitik te Porto Romanos, ku pritet te ndertohet centrali i madh i prodhimit te energjise me djegie qymyri.
“Nuk ka dyshim qe qeverite jane ne levizje per t’u krijuar mundesi investimi shoqerive. Kur behet fjala per “Enel”, ajo eshte nje nder kompanite me te suksesshme ne Evrope. Ne duhet te konsiderojme interesat dypaleshe duke paraqitur projektet”, ka deklaruar Skajola.
Sipas tij, prodhimi i energjise permes qymyrit eshte alternativa me e mire per Shqiperine. “Shqiperia duhet te shfrytezoje mundesine e te qenit nje porte e energjise ne Ballkan. Ne duhet te nderlidhim nevojshmerine per energji me respektimin e ambjentit. Ne vitet e ardhshme nevoja per energji do te jete me e madhe se sa sot. Ne Itali ne inauguruam se fundmi nje central me qymyr dhe biznesmene nga e gjithe bota vijne per ta pare”, ka shtuar Skajola.
Top Channel