Selmani: President shqiptar ne Maqedoni

10/03/2009 09:25

Politikanet shqiptare ne Maqedoni mendojne se edhe ne kete vend jane pjekur kushtet per te bere nje revolucion politik, si ai qe solli ne pushtet Barak Obamen. Me kete krahasim, ata mendojne se Maqedonine tashme mund ta drejtoje edhe nje president shqiptar.

Kandidati i Partise Demokracia e Re, Imer Selmani, deklaroi ne nje interviste per Top Channel se ploteson te gjitha kriteret per postin e kreut te shtetit dhe se synon te bashkoje te gjitha etnite dhe komunitetet ne Maqedoni.

“2009-a krijon ambientin qe vendi te zgjedhe nje president shqiptar. Perkrahja qe vjen nga shqiptaret dhe bashkesite e tjera etnike per kandidaturen time nuk eshte e rastit”, tha Selmani.

Ai shtoi se zgjedhja ne kete post do te forcoje marredheniet me Shqiperine dhe Kosoven, vecanerisht ne nivelin politik dhe ekonomik. Persa i perket raporteve me Greqine, Selami shprehu angazhimin per gjetjen e nje emri gjitheperfshires, qe nuk do te ofendonte asnje bashkesi etnike ne Maqedoni.

Top Channel