Selanik, ulje e detyruar per avionin me 139 pasagjere

10/03/2009 03:50

Nje avion i kompanise britanike “Easyjet” beri dje nje ulje te detyruar ne aeroportin e Selanikut pasi ishte perplasur me nje grumbull zogjsh gjate ngritjes.

Sipas agjencise se lajmeve “ANA”, 139 pasagjeret dhe 6 anetaret e ekuipazhit u evakuan dhe ndodhen ne gjendje te mire shendetesore.

Piloti kishte kerkuar te bente nje gjysme rrotullimi pas shkeputjes se avionit nga aeroporti “Makedonia” pasi reaktoret e avionit ishin demtuar gjate perplasjes me shpendet.

Top Channel