Selanik, pranga shqiptarit me 11 kg heroine
10/03/2009 09:10
Nje shqiptar 25-vjecar eshte arrestuar nga policia greke e Selanikut gjate nje operacioni antidroge.
I riu, emri i te cilit nuk behet i ditur, eshte ndaluar se bashku me bashkepunetorin grek, nje 32-vjecar.
Ne makinen e shqiptarit u gjeten 11,128 kg heroine, e cila ishte e destinuar per tregun vendas. Arrestimet u kryen nga antidroga ne lagjen Analipsi te qytetit.
Shqiptari ka deklaruar ne prokurori se sasine e lendes narkotike ia kishte dhene bashkepunetori grek per ta shperndare.
Top Channel