
Deputeti Ylli Pango, i cili eshte vene nen hetim nga Prokuroria e Pergjithshme ne lidhje me abuzimet gjate detyres, nuk mund te thirret ne prokurori per shkak te imunitetit.
Prokuroria e Pergjithshme konfirmoi se ish-ministri mund te paraqitet para hetuesve te ceshtjes me deshire, pasi ligji i ndalon prokuroret qe te dergojne ne adrese te deputetit fletethirrje.
Sqarimi i regjistrimit te “Fiks Fare”, ku duket qarte Pango duke shperdoruar detyren, duke ftuar nje vajze ne shtepi per punesim, mund ta detyroje ish-ministrin te paraqitet vullnetarisht para prokurorise, ku te sqaroje pozicionin e tij. Veprimi mund te realizohet para se organi qendror i akuzes te marre nje vendim per “fatin” e deputetit.
Nese prokurorja Anila Leka dhe hetuesi Afrim Shehu konstatojne se regjistrimet kane veper penale, te shoqeruara edhe me deshmite perkatese, atehere ne drejtim te Kuvendit te Shqiperise do te niset nje kerkese
per heqje imuniteti.
Ceshtja e imunitetit duket se do te jete nje “beteje” e fituar nga organi i akuzes, pasi parlamentaret jane shfaqur publikisht ne bllok kunder veprimit te Pangos.
Top Channel