PE premton mbeshtetje per Kosoven

10/03/2009 12:25

Parlamenti Evropian premton perkrahje per Kosoven. Shefi i diplomacise kosovare, Skender Hyseni u takua sot ne Strasburg me kryetarin e Parlamentit Evropian Hans-Gert Pottering, te cilin e njohu me zhvillimet e fundit ne vend.

Pottering vleresoi arritjet e Kosoves dhe siguroi ministrin se Parlamenti Evropian do te vazhdoje te mbeshtese Kosoven ne rrugen drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.

Shefi i diplomacise kosovare ka permendur ne takim si teper te rendesishem ndertimin e institucioneve demokratike ne nje vit pavaresi, procesin e njohjes se Kosoves, si dhe gjendjen e sigurise.

Hyseni kerkoi perkrahje sidomos per njohjen nga shtete te tjera.

Top Channel