Kukes, bllokohet puna per rrugen

10/03/2009 12:05

Punimet ne rrugen Durres-Kukes perseri jane shoqeruar me nderprerje per shkak te protestave te banoreve per shkak se shtepite e tyre demtohen.

Kete here kane qene banoret e lagjes Drinas ne Kukes te cilet edhe pse te pajisur me certefikata pronesie, nuk u eshte thene asgje per shpronesime.

Banoret nuk lejojne vazhdimin e punimeve nga ana e kompanise e cila nga ana e saj nuk eshte pergjegjese per shpronesimet.

Pergjegjesia i mbetet organeve te pushtetit vendor dhe qendror te cilet duhet t’i kishin zgjidhur keto probleme me heret ne menyre qe mos krijonin vonesa.

Top Channel