35 persona, mes te cileve 18 nepunes policie jane vene ne pranga nga policia serbe, me akuzen e kontrabandes se mallrave ne kufirin midis Serbise e Kosoves, si dhe per mitmarrje.

Drejtori i Policise serbe, Milorad Veljovic ka thene se Zona Tokesore e Sigurise midis Kosoves e Serbise krijon mundesi per kontrabande.

Ata kane kaluar ilegalisht ne kufi prodhime vendase e te huaja, karburant, pije alkoolike dhe mallra te tjera me akcize.  

Personave te ndaluar u jane sekuestruar edhe nje sasi armesh e municionesh.

Top Channel