Gerdeci, Rama: Ka ende probleme

10/03/2009 19:45

Pak dite perpara mitingut me moton “Mos harro”, kreu i PS-se, Edi Rama dhe vullnetaret e bashkimit te ri, kane qene paraditen e se martes ne fshatin Marqinet, i cili u prek nga shperthimi i Gerdecit ne marsin e vitit te kaluar.

Gjate ketij takimi banoret e zones jane shprehur te revoltuar per veshtiresite qe po hasin pas tragjedise. “Shtepine e kisha te mire, tani iken te gjitha. Nuk kerkoj asgje me teper”, shprehet nje prej tyre.

“Kemi nje vit qe kerkojme cep me cep nje pergjigje, por asgje. Kam marre shperblim vetem 350 mije leke te vjetra”, tregon nje tjeter.

Kreu i PS-se iu ka bere thirrje banoreve te kesaj zone te marrin pjese ne manifestimin qe do te zhvillohet kete te diel, ne 15 mars e qe do nise ne Gerdec ne oren qe ka ndodhur ky shperthim nje vit me pare.

“Ne, ne oren 12.20 do te bejme nje ceremoni perkujtimore per tragjedine. Te mblidhemi te gjithe per te kujtuar ata qe iken, por dhe te shohim plaget qe ka lene”, ka deklaruar Rama.

Kreu i PS ka premtuar ne Marqinet se, me qeverisjen e dale nga vota e 28 qershorit do te sheroje plaget qe sipas tij hapi krimi shteteror ne Gerdec.

Top Channel