Ekstradimi i Kumbaros, vendimi me 19 mars

10/03/2009 15:35

Gjykata londineze qe ka marre ne shqyrtim ceshtjen e ekstradimit te Ilir Kumbaros ne Shqiperi per llogari te ceshtjes se zhdukjes se biznesmemit, Remzi Hoxha.

Vendimi thuhet se do te jepet ne daten 19 mars kur do mbahet seanca e radhes. Ilir Kumbaro u arrestua ne Londer per llogari te drejtesise shqiptare, i akuzuar per rrembim te trefishte te Remzi Hoxhes, Avdyl Loshajt dhe Ziso Krisopullit. Kumbaro ka paraqitur gjate seancave te kaluar dokumenta ku prezantohej si Shaqe Shatri, kosovar.

Por prokuroria britanike ka siguruar dokumenta nepermjet prokurorise shqiptare, ku vertetohet indentiteti i te kerkuarit nga drejtesia shqiptare.
 

Top Channel