
Burokracite, por edhe gabimet e zyrtareve te shtetit kane sjelle shume fatkeqesi ne jeten e 45 vjecares Nexhmije Cenkollari.
Pasi ka rritur djalin e saj e vetme ne nje barake, ajo dhe djali jane semurur rende. Vuan nga asma bronkiale dhe nuk mund te punoje.
“Erdha te ju sepse ate dite isha ne shtepi dhe nuk kisha buke. Mundohem te kursej sa me shume por eshte e pamundur. Duhet te shtrohem ne spital, por nuk shtrohem dot sepse duhet te beje pagese, por s’kam te drejte siguracioni. Djali eshte semure”, tregon Nexhmija per TCH.
Ajo nuk ka para per te ushqyer dhe mjekuar te birin, apo per te paguar qerane e shtepise. E futur ne borxhe, ajo shpreson te perfitojne parate e kempit, qe i takon sipas ligjit.
Por ndryshimi i mbiemrit nga punonjesit e gjendjes civile dhe mungesa e parave per ta ndryshuar ate me vendim gjykate, jane kthyer ne pengese.
“Thone se do sjellesh nje certifikate te lindjes, e marr certifikaten ne bashki dhe e paraqes, por iku nentori dhjetori dhe asnje gje. Tani une perseris kempin, i marr letrat ne spital dhe shkoj e paraqes. Por me thone se nuk mund te ma japin sepse nuk kam numrin. Problemi eshte se nuk kam perfituar kartonin”, shton Nexhmije Cenkollari.
Ne shkuam ne Drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore te Tiranes, ku zoti Ilir Goci na tha se kjo dosje eshte ne shqyrtim dhe nese ka probleme me mbiemrin, atehere kjo zonje duhej te perballej me gjykaten.
Pas portes se ketij drejtori qendronin dhjetra persona te cilet, te lodhur nga burokracite dhe mungesa e sherbimit shpresonin qe te perfitonin pensionin apo kempin per te cilin kane aq shume nevoje.
Top Channel