
Zevendesministri grek i Ekonomise, Miltiadhis Vaviciotis, i mberritur ne Tirane per nje vizite zyrtare ka dhene garanci se kriza aktuale e ekonomise boterore nuk do te ndryshoje planet e bizneseve greke ne Shqiperi.
“Sigurova autoritetet shqiptare dhe tani siguroj publikun se deshira e kompanive greke ne Shqiperi eshte qe te vazhdojne bizneset ketu. Ata nuk duan te lihen jashte te ardhmes qe po vjen, sepse tek Shqiperia ne shohim nje partner afatgjat”, ka deklaruar Vaviciotis.
Pika me e nxehte e krizes mbetet ana financiare e saj, e cila ka vene ne veshtiresi shume banka kudo ne bote, perfshire edhe rajonin tone.
“Sistemi bankar grek eshte nga me te suksesshmit ne Ballkan dhe bankat tona ne Shqiperi jane te sigurta”, ka theksuar Vaviciotis.
Zevendesministri ka hedhur poshte edhe lajmin e publikuar nga revista prestigjoze “The Economist”, sipas te ciles qeveria greke u ka kerkuar bankave helene te nderpresin kreditimin ne rajon.
“Ajo qe ne u kemi kerkuar bankave tona eshte qe te vazhdojne biznesin si zakonisht. U kemi dhene atyre shume para ne menyre qe te rrisin likuiditetin. Nuk ka pasur qendrime qe ato te mos vazhdojne ne Shqiperi, eshte e kunderta”, ka shtuar zyrtari grek.
Top Channel